Rinia e përhershme e Messit

PUBLIKUAR

Të pranishmit në stadiumin “Benito Villamarin” nuk patën asnjë opsion tjetër përveç të ngrihen në këmbë dhe ta duartrokasin një tjetër paraqitje brilante të Lionel Messit, të dielën. Disa edhe e brohoritën emrin e tij, të vetëdijshëm se e kishin parë një shfaqje arti që ia kishte shkatërruar skuadrën e tyre.

Në anën tjetër, Messi mbeti i mahnitur nga tifozët në tribuna po aq sa këta të fundit mbetën me argjentinasin. Ai nuk e kishte përjetuar kurrë një mbështetje të tillë nga kundërshtarët, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Messi ka qenë duke e mahnitur publikun për vite të tëra. Ai vazhdon ta rishpikë veten në çdo sezon dhe bashkëlojtari i tij, Gerard Pique, e bëri ndoshta përmbledhjen më të mirë për këtë gjë.

“Ka lojtari të tjerë që, si Leo, janë shumë të veçantë. Por, Messi ka qenë duke e bërë një gjë të tillë që 14 vjet dhe ky fakt e bën atë unik”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Pique.

Pique ka të drejtë. Javë pas jave, vit pas viti, Messi e dëshmon talentin e tij. Këtë sezon, Messi është rinuar përsëri. Ai ka pushuar duke mos udhëtuar me skuadrën e Argjentinës dhe kjo i ka ndikuar pozitivisht paraqitjet e tij. Messi nuk ka qenë shpeshherë kaq efektiv sa këtë sezon dhe dhjetëshi i Barcelonës e ka shënuar mesatarisht një gol për çdo 76.7 minuta lojë.

Ai është në formën e tij më të mirë këtë sezon. Në sezonit 2011/12 dhe 2012/13 ai i shënoi 59 dhe 73 gola, por ky sezon ai është duke performuar në të njëjtin nivel. Ai i ka të paktën edhe 13 ndeshje për t’i zhvilluar këtë sezon, por shpreson se do të luajë edhe më shumë, duke shkuar deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Statistikat e tij janë të frikshme për kundërshtarët dhe titujt vetëm vazhdojnë të shtohen në kabinetin e trofeve të tij. Messi vazhdon t’i shkatërrojë kundërshtarët, por ai e bën këtë gjë në një mënyrë që i lë ata çuditërisht të kënaqur, si rasti me tifozët e Real Betisit.

Për shkak të formës së Messit, Barcelona mund të ëndërrojë për një tjetër tripletë. Sa herë që ka pasur ndonjë problem këtë sezon, argjentinasi është shfaqur. Sevilla, Real Betisi dhe Lyoni janë dëshmia për këtë gjë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...