Rinia e Llapit kërkon nga politikanët t’i lënë anash ambiciet personale

PUBLIKUAR

Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kur të rinjtë kosovarë po përballen me sfida nga më të ndryshmet, që nga shkollimi, punësimi dhe nevoja për trajtim të barabartë me të gjithë të rinjtë e Evropës, rrjeti OJQ-ve të Llapit, ka ngre zërin ndaj zhvillimeve të gjithmbarshme në vend, “me theks të veçantë tek ato zhvillime që nga persona të caktuar, të vendit – komunës sonë, që me veprimet e tyre, me ose pa vetëdije, po nxisin ndasi e po krijojnë huti dhe pengojnë procesin tonë integrues”.

Rinia llapjane kundërshton  personat “me agjendë të turbullt, dalin zëra që e kontestojnë, ndihmën dhe partneritetin e dëshmuar të miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, të cilët na ndihmuan të çlirohemi dhe me aktin e shpalljes së pavarësisë, njohën ekzistencën e shtetit tonë në kufijtë dhe tërësinë territoriale, të cilët tani po shenjëzohen si kufij shtetëror”.

“Zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, ndonëse janë jashtë fushëveprimit tonë, si mekanizma jo-qeveritarë, na bëjnë të adresohemi,  sepse bindjet e disa individëve, agjendat e tyre të mbrapshta dhe lufta e xhelozia personale e profesionale ndaj mekanizmave shtetërorë, po e dërgon vendin tonë në rrugë qorre dhe po e vazhdon izolimin tonë në raport me Evropën e bashkuar”, thuhet në reagim.

“Ne,  të rinjtë, u bëjmë thirrje atyre që bartin tri e me shumë vende pune, marrin tri e më shumë paga, kanë viza dhe shëtisin çdo muaj vende të ndryshme evropiane që t’i lënë anash ndasitë me qëllim protagonizmin politik dhe t’i thërrasin mendjes e të mendojnë për të ardhmen tonë”, thuhet në komunikatën e rrjetit të OJQ-ve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...