Rina Balaj sjell një pjesë të këngës “Demon” që do të lansohet së shpejti

PUBLIKUAR

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka nisur punën për projekte të reja muzikore.

Ajo këtë herë është në përgatitje të një kënge tjetër, për të cilën ka ndarë disa detaje me fansat.

Artistja nga Istogu ka hedhur një pjesë të shkurtër në Instagram, aty ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.

 

“Së shpejti Demon”, ka shkruar ajo.

Fansat kanë qenë të menjëhershëm me reagime që duket se mezi po presin për prurjen e re të 22-vjeçares.

Kjo vjen një muaj pas videoklipit të “Sativa”, ku ka arritur shifrën e mbi 700 mijë klikimeve.

 

Rina është duke shijuar akoma suksesin e albumit të parë të quajtur “Balerina”, i cili u prit kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...