Rina Balaj publikon fotografi tërheqëse nga prapaskenat e videoklipit të ri “Deja Vu”

PUBLIKUAR

Rina Balaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja nga prapaskenat e videoklipit të fundit, duke ngritur temperaturat në rrjet.

E veshur me një stil provokues, me të brendshme të zeza prej dantelle, aksesorë të mëdhenj dhe një grim të theksuar, artistja shfaqet më e sigurt dhe me më shumë stil se kurrë më parë.

Seti fotografik duket se është realizuar në një ambient retro, ndoshta kuzhina ku është xhiruar edhe një pjesë e klipit, dhe sjell një atmosferë mes vintage dhe sensualitetit modern.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Pamjet vijnë pasi Rina ka publikuar këngën e saj më të fundit, që po pritet mirë nga publiku.

Me këtë paraqitje, ajo vazhdon të dëshmojë stilin e saj unik dhe guximin për të eksperimentuar si në muzikë, ashtu edhe në pamje.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndjekësit kanë mbushur komentet me komplimente, ndërsa postimi ka marrë mijëra pëlqime brenda pak orësh.

Rina po e forcon pozicionin e saj si një nga artistet më të guximshme dhe me ndikim në skenën shqiptare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy duart e fashuara e këmbën e thyer, e bija tregon për gjendjen e Sinan Vllasaliut pas aksidentit

Këngëtari kosovar, Sinan Vllasaliu, ka pësuar një aksident në trafik. Vajza e tij, Edona,...

Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë

Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, ka përjetuar ndjesinë më të ëmbël. Ajo është bërë nënë...

Dafina Zeqiri ndan një moment të ëmbël me djalin e saj

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar një story të re në Instagram, ku shfaq djalin...