Rina Balaj ka ndryshuar pamjen përsëri.
Rina Balaj njihet si njëra ndër këngëtaret më tërheqëse të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.
Ajo qëndron mjaft aktive në rrjete sociale duke postuar imazhe apo video nga jeta e përditshme dhe ajo profesionale.
Së fundmi Rina ka postuar disa imazhe nga seti i ri fotografik, duke e vënë në fokus fytyrën e saj dhe modelin e flokëve.
Rina duket se ka ndërruar ngjyrën e flokëve në të kuqe të zjarrtë dhe duket aq bukur./Lajmi.net/


