Rina Balaj largohet përfundimisht nga ‘On Records’, e konfirmon Met Elshani

PUBLIKUAR

Rina Balaj dhe ‘On Records’ kanë ndarë rrugët dhe tashmë kjo është konfirmuar.

Që nga koha kur reperja mbylli llogarinë e saj të Instagram-it, kishte spekulime që ajo ka shkëputur marrëveshje edhe me kompaninë muzikore me të cilën ajo nisi karrierë, shkruan Indeksonline.

Këtyre zërave iu ka dhënë fund menaxheri i kësaj kompanie, Met Elshani përmes një statusi në Instastory, përmes të cilit ka konfirmuar se edhe faqja zyrtare e Instagramit që dikur kishte Rina tashmë është e kompanisë ‘On Records’.

“Po shoh shumë reagime nga fansat e Rines, me këtë shkrim po ju njoftojmë se Rina me dëshirën e saj ka lënë muzikën dhe se nuk është pjesë e On Records, sa i përket Instagramit është pronë e Onrecords me kontratë flm për mirëkuptim”, ka shkruar Elshani.

Ndryshe, ende nuk dihet nëse Rina do të vazhdoj karrierën si artiste e pavarur./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...