Rina Balaj konfirmon lidhjen me reperin e njohur, Fifi e uron

PUBLIKUAR

Rina Balaj ka konfirmuar se është në lidhje me reperin Sin Boy, me të cilin edhe ka bashkëpunuar për këngën ‘Gigi’.

Rina dhe Sin Boy qenkan në lidhje dhe së fundi ata kanë vendosur ta bëjnë publike.

Artistja me të vërtetë ka pasur disa muaj me shumë risi, që nga dalja nga OnRecords, ‘zhdukja’ dhe e gjithë drama me Instagramin e saj, shkruan Gazeta Express.

Por, tashmë Rina është rikthyer dhe ka filluar sërish të marrë vëmendjen.

Ajo ka zbuluar se është në lidhje me reperin grek me prejardhjen shqiptare, i njohur me emrin Sin Boy.

Dashuria mes tyre duket se ka filluar kur ata knaë bahskëpunuar për hitin ‘Gigi’ gjatë kohës kur Rina ka qenë në OnRecords.

Ajo madje ka hapur edhe profilin e ri në Instagram me emrin e ngjajshëm si të reperit, “itsyourgirlrina”.

Së fundi dyshja kanë postuar pikërisht në profilet e tyre përkatëse në Instagram fotografi me njëri-tjetrin.

Fillimisht ishte Sin Boy ai i cili e postoi i pari një foto, ndërsa mbrëmë edhe Rina ka postuar një ku shihet duke e puthur reperin.

Ajo që bie në sy është një koment i Fifit, i cili e uron Rinën për lidhjen e saj dhe i thotë se është e lumtur për të.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...