Lordi Georg Robertson, ish-sekretari gjeneral i NATO-së është kthyer pas 17 vjetësh në Poklek të Drenasit.
Ai erdhi për t’i nderuar viktimat e masakrës që ndodhi në këtë fshat në vitit 1999 e që ishte një nga ngjarjet që solli ndërhyrjen e Aleancës Veri-atlantike në Kosovë.
I shoqëruar nga ministri i jashtëm kosovar, Hashim Thaci, britaniku bëri homazhe të lapidari i viktimave.
Robertson tha se ngjarjet e tmerrshme që ndodhën në këtë fshat, por edhe në Kosovë duhej të ndaleshin.
Ish-shefi i NATO-së tha se ndihet i lumtur që gjërat në Kosovë ndryshuan për të mirë.
Për angazhimin e tij në çështjen e Kosovës, shumë falënderues është ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtar të Kosovësë, Hashim Thaçi.


