Rikthimi i mundshëm i Osmanit, Haziri: LDK është familja politike më e sigurt, kujdeset për besimtarët e saj

PUBLIKUAR

Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK mbetet “familja politike më e sigurt”, që mban fjalën dhe kujdeset për anëtarët dhe besimtarët e saj politikë.

Haziri shtoi se Vjosa Osmani, po mendon përpara dhe përgatitet për mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Deklarata vjen ndërkohë që spekulimet për rikthimin e Osmanit në LDK janë rritur pasi më 4 prill pëfundon mandatin e saj presidencial.

“LDK është familja politike më e sigurt, mban fjalën dhe kujdeset për besimtarët politikë të saj! Vjosa Osmani është Presidente në detyrë dhe po sheh përpara në mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare. Se cila është rruga për këto zgjedhje është vetëm vendimi i saj”, tha Haziri për GazetaBlic.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti mbërrin në Nju Jork, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë...

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit,...