Rikthimi i Enver Hoxhajt

PUBLIKUAR

Enver Hoxhaj është vendosur në vend të Petrit Selimit për ministër të Punëve të Jashtme. Hoxhaj shumë shpejt pritet ta marrë drejtimin e diplomacisë kosovare, i cili do ta zëvendësojë Hashim Thaçin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit ka lënë zbrazët dy poste, atë të zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme.

Mirëpo, Enver Hoxhaj është personi që do ta pasojë atë në krye të diplomacisë, dikaster këtë që e kishte udhëhequr edhe në mandatin qeverisës shkurt 2011 deri në dhjetor të vitit 2014.

Gjatë kohës sa Hoxhaj ka udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme pati disa arritje të shtetit të Kosovës, njohje ashtu edhe në anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Duket se Hoxhaj është vlerësuar si më i denjë për ta rimarrë këtë post edhe pse zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka shprehur tash sa kohë dëshirën e tij për të marrë këtë pos. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...