Rikthim sensacional i Juves, gjithçka vendoset në Allianz Arena (Video)

PUBLIKUAR

Juventusi dhe Bayern Munichu e kanë mbyllur me rezultat të barabartë (2-2) ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Torino.

Një dominim total i bavarezëve në fraksionin e parë të lojës, në të cilin u pa vetëm një gol.

Pas rasteve të shumta në mysafirëve, Thomas Muller reagoi më së miri kur iu kthye një top duke e dërguar atë në rrjet (43’).

Në pjesën parë, vendasit kërkuan penalti pasi Vidal e ndali topin me dorë në zonë, por arbitri Martin Atkinson nuk mendoi ashtu.

Vizitorët vazhduan të luanin më mirë edhe në minutat e para të pjesës së dytë, me ç’rast falë magjisë së Arjen Robben e shënuan edhe golin e dytë (55’).

Mirëpo, falë intervenimeve të Massimiliano Allegrit, Zonja e Vjetër u kthye fuqishëm për ta barazuar rezultatin.

Një pasim fantastik të Mandzukic e priti Paulo Dybala, për ta shënuar golin e parë të nikoqirëve (63’).

Dhe falë një aksioni të mirë të bardhezinjve, Stefano Sturaro e barazoi rezultatin (76’). Asistimi ishte i Moratas.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...