Rikthehet shiu, moti për sot dhe nesër

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër, raporton Express.

Sipas IHMK’së, të premten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa të shtunën mot i vranët dhe herë pas here me shi.

“Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme”, ka njoftuar IHMK’ja.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë edhe erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.

“Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...