Rikthehet Ronaldo, Zidane fton të gjithë lojtarët për ndeshjen me Villarrealin 7 ditë para finales së Champions League

PUBLIKUAR

Vetëm Navas është lënë në shtëpi, Zizu ka marrë me vete gjithë skuadrën për ndeshjen me Villarrealin, duke mos menduar për Liverpoolin.

Në konferencë për media gjatë ditës së premte, Zinedine Zidane tha se nuk mendon për lëndime të mundshme të lojtarëve para finales së Champions League.

Dhe këtë e ka vërtetuar më së miri në mëngjesin e së shtunës. Ai nuk e ka lënë në shtëpi asnjë futbollistë për të pushuar para ndeshjes me Liverpoolin në Champions League, vetëm portieri Keylor Navas nuk është ftuar për sfidën me Villarrealin, të tjerët të gjithë do të udhëtojnë, raporton Gazeta Express.

Nuk janë ftuar lojtarët e zakonshëm që gjatë gjithë sezonit Zizu i ka lënë pothuajse jashtë; Mayoral, Achraf, Llorente, Vallejo e Ceballos.

Lojtarët e ftuar nga MADRIDI:
Portierë: Casilla e Luca.
Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo e Theo.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Isco e Kovacic.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...