Ylli Brazilian, Leite Kaka hapi rezultatin në fitoren para-sezonale kundër Saint Louis FC, duke shënuar golin e përurimit në Orlando City Stadium.
Orlando City përuroi stadiumin e ri të klubit këtë të shtunë – dhe ky përurim u bë edhe më i mirë nga Kaka, i cili shënoi një gol të bukur.
Festa pas golit të bukur të Kakas
Goli inaugurues në Orlando City Stadium erdhi në minutën e pestë ku Kaka u tregua i saktë nga një goditje dënimi gjatë fitores 3-1 të Luanëve ndaj skuadrës nga niveli i dytë Saint Louis FC.
Vlen të theksohet se kjo përballje ndërmjet dy skuadrave amerikane u luajt me dyer të mbyllura, përcjell Telegrafi.



