Rikthehet Dembele, francezi ftohet nga Xavi për ndeshjen e nesërme

PUBLIKUAR

Viti 2023 ka qenë një vit zhgënjyes për Ousmane Dembelen.

Reprezentuesi francez ka munguar për shumë kohë, për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në fund të janarit, në ndeshjen kundër Gironas, transmeton Gazeta Express.

Dembele parashikohej të mungonte vetëm disa javë, por më shumë se tre muaj pas asaj ndeshje, ai ende nuk ishte i aftë për të luajtur.

Megjithatë, 25-vjeçari duket se tani është gati për t’u rikthyer në aksion.

Ai është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Xavi për ndeshjen ndaj Real Betisit, që do të zhvillohet nesër (e shtunë).

Mbetet të shihet nëse Dembele do të ketë minuta për këtë përballje.

Ndryshe, Barcelona pothuajse e ka siguruar titullin e parë të kampionit që prej vitit 2019 në Spanjë.

Barça prin në tabelë me 76 pikë, 11 më shumë se Real Madridi që mban pozitën e dytë.

Deri në mbyllje të sezonit në La Liga kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe shtatë xhiro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...