Alaba është stërvitur dje për herë të parë me skuadrën dhe pritet të zbresë nga minuta e parë kundër Realit të martën mbrëma.
Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka bërë të ditur se mbrojtësi i majtë, David Alaba, që mungoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit, do të zbresë nga minuta parë të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.
“Alaba është stërvitur pa ndonjë shqetësim, duhet të vazhdojë kështu edhe në seancat tjera për të qenë gati të martën kundër Realit”, tha Heynckes.
Bayerni humbi ndeshjen e parë në shtëpi 1-2 nga Reali, por besojnë se mund të përmbysin gjithçka në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/



