Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok që u dogj të shtunën

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është rihapur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok, të cilës iu vu flaka të shtunën, raporton Express

Në njoftimin e MPB-së bëhet e ditur se Qendra e Regjistrimit të Automjeteve është rihapur në objektin e stacionit policor në Zubin Potok.

“Pas sulmit në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok në objektin e komunës, Ministria e Punëve të Brendshme sot ka ri-hapur Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në objektin e stacionit policor në Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

MPB ka bërë të ditur se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe është e gatshme nga sot t’iu ofrojë shërbime qytetarëve.

“Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime, deri në funksionalizimin e plotë të objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi kriminal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 20 shtator, për vendosjen e targave të përkohshme. Kjo është një ndërhyrje e shpejtë që kanë bërë zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit të MPB-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, m qëllim që qytetarët e kësaj zone të mos mbesin pa shërbime”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur të shtunën, nga persona ende të panjohur.

Po ashtu, të njëjtën ditë është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...