Rihanna motivion amerikanët që të dalin në zgjedhje!

PUBLIKUAR

Zgjedhjet në ShBA janë afruar dhe fushata e dy kandidatëve për president, Donald Trump dhe Joe Biden po vazhdon.

Ndërsa preferencat e tyre për Trump dhe Biden kanë treguar edhe emrat më të njohur të artisti, muzikës dhe filmit në Amerikë.

Kur disa nga ta kanë treguar publikisht se kë mbështesin për president, të shumtë ishin ata që kanë bërë thirrje që të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Në mesin e këtyre është edhe diva e muzikës, Rihanna e cila ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar nga qytetarët amerikanë që të dalin të votojnë.

“Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por presidenti i ardhshëm i Amrikës do të zgjidhet brenda 7 ditëve. A keni votuar ende?”, ka shkruar Rihanna në postimin e saj.

Kujtojmë që në mesi e artistëve që ka shfrytëzuar ndikimin për t’i motivuar amerikanët për zgjedhje ka qenë edhe ylli kosovar i muzikës, Dua Lipa e cila ka treguar hapur mbështetjen e saj për kandidatin demokrat, Biden

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...