Rifat Jashari: Ishalla Zoti na ndihmon e i arrijmë qëllimet, ta gjejmë një gjuhë të përbashkët

PUBLIKUAR

Rifat Jashari, vëllai i komandantit ikonik të UÇK-së, Adem Jashari, nuk mungoi në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998.

Ai u shpreh krenar që doli para ushtrisë së Kosovës, të cilën tha se e kanë pritur moti.

“Ishalla Zoti na ndihmon e i arrijmë qëllimet tona shekullore”, tha Rifat Jashari.

Ai bëri thirrje për unitet dhe mirëkuptim për t’i arritur qëllimet, raporton Gazeta Express.

“Ta gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet deri në maksimum, si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...