Ridizajnimi i dialogut, i domosdoshëm

PUBLIKUAR

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri ka vlerësuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të zgjasë pafundësisht.

Ajo ka treguar se kanë kërkuar nga BE-ja që ta mendojnë për afatizimin e këtij procesi.

Tahiri në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se një ridizajnim i dialogut është i domosdoshëm.

Ajo ka thënë se nëse në të ardhmen do të ketë ndryshim të dialogu, atëherë sipas saj, atëherë do të ishte mirë që shtetet të përfaqësohen në mënyrë të plotë, në të gjitha nivelet.

Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se Kosova mund të krijojë një grup uniteti me nivelin më të lartë, siç ka qenë ai i Vjenës.

Tahiri në këtë intervistë ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes për tabelat.

Ajo ka thënë se nga 15 nëntori i këtij viti qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë të ballafaqohen me tabela prova kur të hyjnë në Serbi.

Me këtë marrëveshje, sipas Tahirit, u jepet fund edhe tabelave ilegale dhe konfirmohet nisja e punës zyrave të gjendjes civile në katër komunat veriore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të...

Haradinaj i përgjigjet Natyra Kuçit: Nëse ke prit që dikush me dhezë zjarrin e ti t’i frysh, e ke gabim

Pas deklaratës së Natyrë Kuçit në Kosova Live në T7, Nasim Haradinaj ka reaguar...

Natyra Kuçi e ashpër me Nasim Haradinajn: Jo more pse me u qetësu, nuk jemi të qetë jemi të mllefosur, le ta marrë vesh...

Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit...