Ribery vazhdon me Bayernin deri më 2019: Jam krenar që vesh këtë fanellë

PUBLIKUAR

Franck Ribery do ta veshë fanellën e Bayern Munichut për edhe një vit tjetër.

35-vjeçari e ka zgjatur sot kontratën – e cila do t’i skadonte këtë verë – deri më 30 qershor 2019, njofton gjiganti gjerman, transmeton Gazeta Express.

Ribery luan për Bayernin që prej vitit 2007 dhe këtë sezon u bë kampion i Gjermanisë për herë të tetë.

Anësori francez i ka shënuar 80 gola në 247 ndeshje në Bundesligë, dhe po ashtu e ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2013 dhe po atë vit u shpallë Futbollisti më i mirë Evropian i Vitit.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj edhe një vit tjetër në këtë klub. Për një kohë të gjatë, Munichu është bërë shtëpia ime dhe familjes sime. Jam krenar që do ta vesh fanellën e Bayernit edhe sezonin e ardhshëm”, tha Ribery pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...