Ribery tallet me FIFA 20 për fytyrën e tij në videolojë

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi anësor i Bayern Munichut që tani luan në Fiorentina, Franck Ribery, e ka kritikuar videlojën FIFA 20 për shkak të mënyrës se si ai duket në këtë videlojë.

Sulmuesi francez e kishte luajtur videolojën FIFA 20 me fëmijët e tij dhe ai u trondit kur e zbuloi se si ai duket në këtë lojë, transmeton Gazeta Express.

Tani që po e vazhdon karrierën e tij në Serie A pas largimit nga Bayern Munichu, Ribery është bërë më aktiv edhe në rrjete sociale. Ai së fundi u tall me FIFA-n në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“Luajta FIFA 20 me fëmijët e mi jo para shumë kohe. Hej EA Sports… kush është ky djalosh?”, shkroi Ribery.

Franck Ribéry

✔@FranckRibery

Played with my kids not long ago. 🕹
Hey @EASPORTSFIFA…Who is this guy? 🤔🤨🤣

View image on Twitter
12.2K people are talking about this

Pasi e nuhati këtë mundësi, rivali i videolojës së FIFA-s, PES, reagoi shpejt dhe e theksoi se ma mirë duket 36-vjeçari në videolojën e tyre.

“Hey Franck! A e di kush është ky djalosh?”, shkroi faqja zyrtare e PES-it në Twitter.

Franck Ribéry

✔@FranckRibery

Played with my kids not long ago. 🕹
Hey @EASPORTSFIFA…Who is this guy? 🤔🤨🤣

View image on Twitter
12.2K people are talking about this

Transferimi i Riberys në Serie A ka qenë një sukses i madh deri më tani, pasi që sulmuesi francez ka arritur të shënojë dy herë dhe ta asistojë edhe një gol tjetër në shtatë ndeshjet e tij për Fiorentinën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...