Ribery nervozohet, e hedh fanellën për toke pasi zëvendësohet (Video)

PUBLIKUAR

Franck Ribery e ka humbur durimin dhe e ka hedhur fanellën për toke mbrëmë pasi u zëvendësua në minutën e 77 në ndeshje kundër Anderlecht në Ligë të Kampionëve.

Ai nuk është ndier mirë për shkak të zëvendësimit dhe sapo i është afruar bankës së rezervistëve e hodhi fanellën në tokë. Pak minuta më vonë, asistenti i trajnerit Carlo Ancelotti shkoi tek ai për ta qetësuar, por Ribery nervozizmin, transmeton Express.

Në fund të ndeshjes, trajneri italian u pyet rreth kësaj ngjarjeje dhe e pranoi se çdo lojtar dëshiron të luajë tërë kohën, por insistoi se nuk do të lejojë sjellje të tilla në publikë.

“Ribery qe i ndëshkuar me karton të verdhë, prandaj vendosa ta mbroja dhe ta pushoja. Ai u zemërua, por ai nuk mund të reagojë në atë mënyrë”, ka thënë Ancelotti. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...