Ribery kthehet në stërvitje, mund të luajë ndaj Juves

PUBLIKUAR

Franck Ribery mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit, pasi të hënën është kthyer në stërvitje me Bayern Munichun.

Dueli i parë i të tetës së finales të Ligës së Kampionëve mes gjigantëve evropianë zhvillohet më 23 shkurt në Torino, ndërsa francezi mund të arrijë të rikuperohet në kohë.

Ai nuk po luan qe dy muaj për shkak të problemeve muskulore.

“Është mirë që Francky është kthyer”, ka deklaruar Arjen Robben për faqen zyrtare të Bayernit.

“Ne kemi nevojë për të. Kemi para nesh disa muaj të vështirë, por edhe të mrekullueshëm”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...