Ribashkimi emocional i Messit dhe Ronaldinhos në Paris

PUBLIKUAR

Lionel Messi i dha një përqafim të fortë Ronaldinhos para ndeshjes së Paris Saint-Germainit kundër RB Leipzig të martën në Ligën e Kampionëve.

Messi dhe Ronaldinho u takuan në stadiumin Parc des Princes në Paris për pak çaste, kur argjentinasi po ngrohej para takimit kundër ekipit gjerman, raporton Gazeta Express.

Ishte një përqafim shumë emocional mes tyre dhe Messi u duk tejet i lumtur që e takoi ish-bashkëlojtarin dhe mësuesin e vet te Barcelona.

Ronaldinho, ish-lojtar i PSG-së, ishte në tribunën e stadiumit të Parisit për ta parë Messin duke shënuar dy gola në fitoren e vështirë 3:2 të PSG-së kundër Leipzig.

Messi e kishte shënuar golin e parë profesional në karrierë pikërisht pasi ishte shërbyer nga Ronaldinho më 2005, para se të luante për tri vite e gjysmë me brazilianin në Camp Nou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...