Rezultati përfundimtar në Podujevë, reagon Ekrem Hyseni

PUBLIKUAR

Kandidati i Lidhjes Demokratike në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas shpalljes përfundimtare të rezultateve në këtë komunë, raporton Express.

Hyseni, i cili doli i pari në renditje pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, ka thënë se sot u konfirmua edhe zyrtarisht fitorja e tyre.

Ai është shprehur i bindur se do të dal fitues edhe në balotazh, derisa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

“Falënderoj nga zemra 16,925 qytetarë nga Llapi, Gollaku e Diaspora për besimin që më dhanë në garën për Kryetar të ardhshëm të komunës sonë.  Po ashtu, falënderoj qytetarët për besimin që i dhanë ekipës sonë të re të Asambleistëve, duke votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë e parë në Podujevë. Ky rezultat u reflektua edhe në të gjithë Kosovën duke bërë LDK-në partinë e parë në nivel vendi”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i tij i plotë:

Sot, edhe zyrtarisht u konfirmua fitorja jonë✌️

Falënderoj nga zemra 16,925 qytetarë nga Llapi, Gollaku e Diaspora për besimin që më dhanë në garën për Kryetar të ardhshëm të komunës sonë.  Po ashtu, falënderoj qytetarët për besimin që i dhanë ekipës sonë të re të Asambleistëve, duke votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë e parë në Podujevë. Ky rezultat u reflektua edhe në të gjithë Kosovën duke bërë LDK-në partinë e parë në nivel vendi.

Vota juaj për mua dhe Asambleistët tanë, tregon vetëdije të lartë të qytetarëve llapjanë dhe dëshmon se ata duan qeverisje me integritet, vlera morale dhe program PËR TË GJITHË.

Të dashur qytetarë,

Tani jemi shumë më të fuqishëm, e më të mobilizuar dhe me 14 nëntor do ta kompletojmë fitoren tonë të madhe për t’ju dhënë llapjanëve qeverisjen që duan dhe që e meritojnë.

I juaji, përjetësisht, Dr. Ekrem Hyseni.

SHIKO MË SHUMË

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...

“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani pas vizitës në dy kompani vendore në Istog

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka lavdëruar punën e dy kompanive vendore...