Rezultatet e Testit të Maturës më 7 korrik

PUBLIKUAR

z_9385

Rezultatet e Testit të Maturës pritet të publikohen më 7 korrik. Ndërsa, vetëm ata nxënës që kanë të paktën 100 pyetje të sakta (pjesa e parë 100 pyetje + pjesa e dytë 100 pyetje) do të mund të marrin diplomën se e kanë kryer shkollën e mesme dhe mund të konkurrojnë për t’u pranuar nëpër fakultetet të ndryshme.

Testi Kombëtar i Maturës është organizuar në dy pjesë. Pjesa e parë është përcjell me shumë kopjime dhe përdorim të telefonave, ndërsa, sot Testi kombëtar ka kaluar pothuajse me probleme shumë të vogla.

Janë raportuar vetëm disa probleme të vogla dhe një rast kur një nxënës në Podujevë ka tentuar ta shpërndajë pjesë të testit përmes rrjeteve sociale. Policia ka njoftuar se është duke u marrë me këtë rast.

Ndërkohë, është paralajmëruar se të hënën do të publikohen emrat e më shumë se 1000 maturantëve, të cilët janë zënë duke nxjerrë nëpër rrjete sociale pjesë të testit të maturës.

Megjithëkëtë, në pjesën e dytë të Testit Kombëtar të Maturës janë shtuar masat sanksionuese ndaj nxënësve që tentojnë të kopjojnë dhe që përdorin telefona mobil.

Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Arsimit, secili nxënës që kapet duke përdorë telefonin në kohën e provimit të maturës do t’i ndalohet të hyjë në testin e maturës prej tri deri në pesë vjet.

Po ashtu, kësaj radhe Ministria ka angazhuar kompani sigurimesh për t’i zëvendësuar profesorët e shkollave të mesme, të cilët në shumicën e rasteve kanë prishur testet e maturës, duke iu treguar përgjigjen nxënësve. Në pjesën e dytë, testi është administruar vetëm nga punëtorët e sigurimit dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë qenë udhëheqës të qendrave të testimit.
Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë thënë se ky është Testi Kombëtar i Maturës më i mirë i organizuar ndonjëherë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...