Rezultatet e para të zgjedhjeve në Drenas, në orën 21

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet e para nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas për kryetar të kësaj komune do të komunikohen pas një ore e gjysmë.

“Besoj se rezultatet e para do të dalin në orën 21”, ka thënë kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, në një konferencë për media.

Të gjitha vendvotimet, sipas koalicionit të OJQ’ve “Demokracia në Veprim”, janë mbyllur në orën 19:10.

Në këto zgjedhje, sipas tyre, kanë marrë pjesë 41% e qytetarëve me të drejtë vote.

Për postin e kryetarit të Drenasit garuan Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga partia Fjala, Elmi Thaçi nga AKR dhe Xhavit Drenori kandidat i pavarur.

Zgjedhjet në Komunën e Drenasit kanë pasuar dorëheqjen e kryetarit Nexhat Demaku, i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në gjykimin njohur si ”Drenica 1 dhe 2”. /Express

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...