Rexhep Selimi: Pushteti i’a vendosi bombën Murat Mehës (Video)

PUBLIKUAR

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur sot në InfoBox të RTV Dukagjinit lidhur me vendosjen e një bombe në shtëpinë e kryetari të komisionit qeveritar Murat Meha.
Selimi pretendon se e di saktë se kush e ka bërë këtë veprim. Ai ka thënë se sikurse kjo bombë por edhe shpërthimi në Kuvendin e Kosovës, janë të orkestruar nga pushteti.

“Unë mendoj se këta njerëz, janë aq të lig sa që të keqen që ia kanë sjellë Kosovës mundohen ta kthejnë në heroizëm. Pushteti po vazhdon të krijojë një situatë të tensionuar dhe që në këtë situatë të kalojë edhe demarkacioni edhe Zajednica. Nuk është e rastësishme as krismat në festivalin e birrës, as granata në Kuvendin e Kosovës e as granata në shtëpinë e Murat Mehës”, ka thënë Selimi.

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...