Më 20 korrik, Ambasada turke në Kosovë i ka dërguar letër Ministrisë së Jashtme duke i bërë presion që të marrë vendime për komentet e gazetarëve raporton Gazeta Express
Ambasada Turke në Kosove i ka bërë presion qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.
Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, një gazetar, i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook, shkruan Reuters:
“I ftoj qytetarët e Kosovës që po gjenden me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.
Ky koment është bërë me shenjat emoticon, gjë që tregon se komenti nuk ishte serioz.
“Ky është grusht shteti më i rëndë që nga ardhja e Facecookut”, ka thënë Buzhala, në një tjetër postim të tij.
Buzhala ka më shumë se 40 mijë ndjekës në Facebook.
Tutje, agjencia nderkombtare, potencon se Berat Buzhala është në krye të portalit të lajmeve gazetaexpress.com i cili është portali më i madh në Kosovë me më shumë se 1 milion vizita në ditë, dhe i cili gjithashtu ka kritikuar kosovarët që iu bashkuan luftës së xhihadit krah Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmerr veprim për komentet e gazetarëve.
“[Ministria duhet] të sigurojë se hapa të nevojshëm do të merren për këtë person në përputhje me ligjin,” shkruan në letër, e cila shoqërohet nga një screenshot të komenteve të Berat Buzhalës në Facebook.
Letra e ambasadës, e cila është parë nga Reuters, po ashtu citon një ligj të sapo përditësuar të Kosovës i cili ua ndalon qytetarëve të vendit që t’iu bashkohen konflikteve jashtë shtetit.
Në letër, ambasada po ashtu ka thënë se ligji përcakton se komentet nga njerëzit siç është Buzhala “do të dënohen me dënim me burg prej gashtë muaj deri në pesë vite burg,”
/GazetaExpress/.



