Reus: Ju premtoj se kurrë s’do të më shihni mua në Bayern Munich

PUBLIKUAR

Borussia Dortmundi i ka parë shumë lojtarë të talentuar tek vijnë dhe shkojnë në vitet e fundit, por Marco Reus këmbëngul se nuk do të jetë njëri prej atyre që e braktis klubin.

Veçanërisht e dhimbshme për tifozët e Dortmundit ka qenë largimi i shumë yjeve në drejtim të rivalit të moçëm, Bayern Munichut, transmeton Gazeta Express.

Lojtarë të mëdhenj si Mats Hummels, Mario Goetze dhe Robert Lewandowski e shkëmbyen Signal Iduna Parkun për Allianz Arenan, por kapiteni Reus e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Duke folur para ndeshjes ndaj Red Bull Leipzig, Reus e ripërsëriti përkushtimin e tij ndaj klubit.

“Nuk do të më shihni duke luajtur në Bayern, ju premtoj”, tha ai për Fankfurter Allgemeine Zeitung.

“Po ashtu, jam gati 30 vjeç dhe ata duan ta rinojnë skuadrën e tyre”, shtoi ai.

Dortmundi është lider i Bundesligës me gjashtë pikë më shumë Bayern Munichu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...