Retkoceri uron me rastin e 17 shkurtit ditës se pavarësisë

PUBLIKUAR

Kryetari i LVV-Lipjan, Selatin Retkoceri përmes një postimi në facebook ka uruar qytetarët lipjanas që me rastin e 17 shkurtit ditës se pavarësisë së 9 (nëntë) të Republikës së Kosovës, të uroj të gjithë shqipëtarët kudo qe janë ata.

Urojmë dhe i pergezojmë të gjithë Shqipëtarët, shkruarn Retkoceri.

Postimi i plotë nga Retkoceri…

Të nderuar Qytetar të Lipjanit, më lejoni që me rastin e 17 shkurtit ditës se pavarësisë së 9 (nëntë) të Republikës së Kosovës, të uroj të gjithë shqipëtarët kudo qe janë ata. Mendoj se kjo ditë duhet të jetë njëra prej ditëve më të shënuara në kalendarin e secilit nga ne. Urojmë dhe i pergezojmë të gjithë Shqipëtarët kudo që janë ata. Jemi te vetëdijëshëm se nuk është kjo krejt ajo që e kemi pritë dhe dëshiru por duke pasë parasyshë kompleksitetin e qështjes së Kosovës, si vendim dhe hap i parë drejt Pavarsisë së plotë duhet te jemi të kënaqur dhe të punojmë të gjithë që ta avancojmë çështjen tonë drejtë Pavarsisë dhe Sovranitetit te plotë, deri në bashkimin e të gjitha trojeve në një shtet të përbashkët që quhet Shqipëri. Festojmë dhe urojmë edhe këte ditë, punojmë çdo ditë në realizimin e ëndrrës së shumë brezave për bashkim kombëtar. Urime dhe e gëzofshim Pavarsinë e Kosovës edhe për shumë shekuj.(sic) shkruan ai. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...