Retkoceri: Urojmë të gjithë nxënësit nga niveli parashkollor, për një vit të suksesëshëm

PUBLIKUAR

Kryetari i LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri ka urur nxënësit nga niveli parashkollor, klasa e parë, nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm, edukatorët, mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe pedagogët për një vit të suksesëshëm.

Ky është urimi i plotë nga Retkoceri:

Nesër ditë e hëne 4 shtator 2017, fillon viti i ri shkollor. Urojmë të gjithë nxënësit nga niveli parashkollor, klasa e parë, nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm, edukatorët, mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe pedagogët për një vit të suksesëshëm. Gjatë këtij viti do të fillojmë me ndryshime të mëdha në mësimdhënje dhe mësimnxënje në cilësi, mësim praktik e kabinetik, planprograme mësimore të avancuara, shkolla profesionale të përshtatura me kërkesat e tregut të punës dhe me planprogramet e shteteve evropiane.

Infrastruktura shkollore, klasët, korridoret, kabinetet për lëndët e shkencave ekzakte dhe natyrore, ato të informatikës, sallat sportive, mësimi praktik dhe kabinetik do të jenë objektivat tona që do të arrihen gjatë qeverisjes së VV-së në shumicën e komunave që ne do ti udhëheqim.
Personeli arsimor do të jetë i kualifikuar dhe do të riaftësohet dhe trajnohet për tu përshtatur me kërkesat dhe nevojat e një shkolle moderne dhe të nivelit evropian.

Shkolla dhe klasë me pamje si këto që i kemi fotografuar para pak ditësh në një fshat të Lipjanit nuk do të ketë më në asnjërin prej fshatrave dhe vendbanimeve tona. Urime të gjithë prindërve, nxënësve dhe arsimtarëve për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/18.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...