Retkoceri: Shoku Albin Kurti, është momenti i fundit kur ju duhet të reflektoni

PUBLIKUAR

Kryetari i LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri përmes një shkrimi në facebook ka folur rreth zhvillimeve aktuale që po nododhin në Lëvizjen Vetëvendosje.

Retkoceri thotë se është momenti ku Albin Kurti duhet të reflektoj.

“Qytetarët po thërrasin, po na shkruajnë, kërkojnë nga ne që të bëjmë diçka e ta shpëtojmë ndarjen e VV-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë nga Retkoceri:

I nderuar shoku Albin Kurti, është momenti i fundit kur ju duhet të reflektoni. Është në dorën tuaj, dhe unë besoj fort në nivelin tuaj intelektual dhe njerzor, besoj se ju do të gjeni një zgjidhje për të dalë nga kjo gjendje e rënd që ka përfshi strukturat dhe aktivistët kryesor të VV-së. Qytetarët po thërrasin, po na shkruajnë, kërkojnë nga ne që të bëjmë diçka e ta shpëtojmë ndarjen e VV-së. Vazhdimi i dorëheqjeve në seri për çdo ditë nga një, dy e tre aktivist, prej të cilëve në shumica janë ndër të parët e VV-së e bashkëthemelues me juve. Kanë dhënë shumë për ta themelu e ndërtu, sollën VV-në deri këtu ku ajo është sot. Mos ju besoni shumë parashutistëve, partizanëve e të rinjëve që kanë hyrë vonë në Vetëvendosje. Shumë prej tyre nuk e kanë as për së afërmi vlerën e këtyre që po largohen për çdo ditë. Qytetarët janë shumë të zhgënjyer nga ngjarjet në VV, të vetmen shpresë e kishin këte subjekt i cili ka fillu të prishet nga koka. Peshku fillon të prishet në kokë, nëse nuk e hetojmë me kohë si punën e kancerit kur fillojnë metastazat ska ilaq as doktor që e shëron. Frigohem që metastazat shumë shpejt do ta përfshijnë trupin që në këte rast janë Qendrat të cilat ka kohë që i ka prekur sindromi i ndarjes-frakcionit. Nëse na shkojnë koka dhe trupi nuk çfarë do të na duhet bishti. Në rastin konkret bisht janë disa pseudo aktivist nëpër Qendra por edhe puthadorë dhe servil në Prishtinë të cilët servilohen deri në gjunjëzim vetëm e vetëm për të siguru ndonjë pozitë të lartë në strukturat e VV-së. Ka edhe të posainkuadruar në VV, nga të cilët ka edhe të sinqert dhe patriot që pranuan programin, kauzën dhe konceptin e VV-së. Duhet ta kemi parasyshë që shumica e të rinjëve janë futur në këte subjekt duke kalkulu në përfitimin eventual të ndonjë pozite të lartë por edhe mos rastësisht po ua lidh e po bëhen deputet ose kryetar komunash. Albin thirrja jote e vazhdueshme ka qenë që të grumbullojmë dhe të ftojmë kuadro dhe profesionist të fushave të ndryshme rreth VV-së. I nderuar shok Albin ju vet keni pranuar që kemi mungesë të profileve të caktuara. Si u bë që tani po na ikin për çdo ditë edha ato pak kuadro që kishim dhe fare përshtypje nuk po na bënë kjo, a mos ndoshta nuk jemi gati të marrim pushtetin dhe kështu të qenit në opozitë na mjaftojn. Këta njerëz besnik dhe lojal që do të mbeten në Vetëvendosje, nuk do të jenë në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të bartin barrën e lartë shtetëformuese. Alarmi është ndezur, jemi në krizë, armiqët politik po gëzohen shumë nga përqarja, ju lutem intervenoni, përfillni dhe konsideroni thirrjet e miqëve për unitet, shfrytëzojeni autoritetin e madh që ju e gëzoni në popull dhe gjeni një zgjidhje sa nuk është bërë tepër vonë. Thirrja e disave që nuk ka përçarje brenda VV-së nuk qëndron, por edhe humbja e çdo shprese që nuk mund të ribashkohemi nuk duhet të përjashtohet. Mjeshtrit e saldimit-metalpërpunuesit shpjegojnë se hekuri/çeliku nëse arrihet të saldohet mirë, nuk ka forcë që mund ta qajë më kurrë në vendin ku është ngjitur.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...