Retkoceri: Haradinaj si kryeministër e ka ndryshuar Kosovën, si president është garancë për te ardhmen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Në emisionin N’Konak, ka qenë e ftuar kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërnë e Kosovës (AAK) Ermira Vllasaliu Retkoceri.

Vllasaliu Retkoceri gjatë kësaj bisede tregoi edhe për përvojën e saj si këshilltare e jashtme politike për ekonomi, pozitë të cilën ia kishte ofruar zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Tahiri.

Ajo tha se kjo pozitë për të ka qenë një mundësi e mirë pasi që kishte të bënte më institucione shtetërore.

‘Vitin e kaluar zëvendëskryeminsitri i parë z.Tahiri me ftoi dhë më dha një mundësi që t’i bashkangjitësha kabintetit të tij si këshilltare e jashtme politike për ekonomi. Unë e pranova sepse  ishte një mundësi e re, një mudnësi më ndryshe sepse tash kishte të bënte me institucion shtetëror që ishte një post paksa poltiik, një post që nuk isha sfidu më herët. Kishim një ekip profesional, në krye me z.Tahirin’, tregoi ajo.

Vllasaliu Ratkoceri tha se për të është një mundësi e mirë edhe kandidimi për deputete.

‘Thash është një mundësi e mirë, nëse mua më ofrohet që të kontribuoj, realisht unë e shoh si kontribut timin personalisht për partinë në këtë rast AAK, por edhe që nesër të jem në parlamentin e Kosovës që të kontribuoj për shtetin tim’, tha ajo.

‘Duke qenë në ekip të zëvendëskryeministrit të parë, z. Besnik Tahiri, duke parë nga brenda dinamizmin, energjinë të gjithë atij ekipi e pash që unë duhet me qenë ndoshta pjesë e kësaj ekipe dhe duke qenë në krye me një lider, kryetarin tonë, Ramush Haradinaj, si prijës ose vendimmarrës në shumë procese të mëdha, unë e pashë vetën si pjesë të kësaj kandidature’, shtoi ajo.

Më tej Retkoceri Vllasaliu, foli për punët e mëdha që I ka bërë kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj.

Ajo tha se si në 100 ditëshin edhe në atë qeverisjen kur ishin para 2 viteve, edhe tash në bashkëqeverisje, gjithmonë ka treguar se merr vendime të mëdha të prera.

‘Z. Ramush Haradinaj, e dimë që në çdo qeverisje të tij ka bërë punë të mëdha edhe në atë 100 ditëshin edhe në atë qeverisjen kur ishin para 2 viteve, edhe tash në bashkëqeverisje, gjithmonë ka treguar se merr vendime të mëdha të prera, e kemi rastin e Trepçës që i është kthy Kosovës, ligjin për Prishtinën, që realisht Prishtina kurrë nuk ka pasë një ligj dhe tash e ka një ligj të posaqëm që e ndanë atë me komunat e tjera si dhe ka përfitimet e benificionet e veta, e kemi krijimin e ushtrisë që është gjë madhore në shtetin tonë, kemi pavarësinë energjetike dhe kemi shumë shumë  punë të mëdha që janë bërë dhe mendoj që një lider si aj, nji prijës si aj do të çonte vendime dhe procese dhe do t’i përfundonte këto prcese që veç kemi filluar si shtet’, tha më tej ajo.

Ndër të tjera Vllasalu Ratkoceri foli edhe për elektoratin e Aleancës ku tha se kemi një elektoriat, kemi votues që janë të devotshme edhe që asnjëherë nuk i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre.

‘Unë e shoh një frymë pozitivë në partinë tonë, ne e kemi një elektoriat, kemi votues që janë të devotshmë edhe që asnjëherë nuk i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre në relacion të subjekteve të tjera. Unë e di që ndoshta me pasurimin e listës që tashë Alenca e kë bërë me prurjet e reja, ndoshta 60% e lsitës është vetëm e kandidatëve të rijnë, me emra të rijnë, kjo natyrisht edhe e ka pasuru në një menyrë edhe partinë i ka dhënë një lloj ndryshimi unë mendoj që ne do të dalim shumë mirë, ne jemi duke punuar intezvisht, kemi një ekip shumë energjike, dinamike në ballë me liderin tonë Ramush haradinaj, dhe besoj që do të dalim shumë më mirë që na paraqesin sondazhet.Unë e shoh se aty ku ka lider të fortë, aty shoh të ardhmen për Kosovën, aty shoh të ardhmëne  fëmijëve të mij dhe për të gjithë të rinjët dhe të rejat.’, tregoi ajo./Aleanca.press/

SHIKO MË SHUMË

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Lipjan, ky është rezultati

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet të Komunës së Lipjanit. Vendvotime...

Rezultati i zgjedhjeve nëpër të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet për mbi 97% të votave nga...

(E përditësuar) Numërohen 710 mijë vota, ky është rezultati

00:50 — KQZ ka numëruar 710 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para...