Kandidati i Vetëvendosjës në Lipjan, për kryetar të Komunës së Lipjanit, Selatin Retkoceri ka shkruar se gjendja e tanishëme në Kosovë është se në secilin fshat edhe te më i largëti ka një qytetar me fakultet të kryer e shumë prej fshatrave kanë magjistra e doktor shkence që nuk do ta lejojnë të shkatërrohet e degradohet më tutje shkolla, arsimi e edukimi në Kosovë.
Sipas Retkocerit, Arsimi kjo shtyllë ma e rëndësishmja e një kombi e shoqërie.
Ky është shkrimi i plotë nga Retkoceri:
Datë 1 shtator 2017, për të gjithë ne e shënuar si dita e parë të fillimit të vitit shkollor, datë kur fillon arsimimi dhe edukimi i fëmive tanë i gjeneratave që po rriten dhe pritet të marrin barrën për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit tonë. Arsimi kjo shtyllë ma e rëndësishmja e një kombi e shoqërie. Shkollë dhe arsimi janë degraduar aq shumë sa mund të krahasohemi me disa shtete aziatike e afrikane, aq keq na kanë ardhur punët sa që na janë hapur shumë kolegje private turke të cilat na paskan për mision të na edukojnë dhe arsimojnë neve shqipëtarëve. Kosova ka pasur koka të ndritura edhe në kohërat më të errëta kur një letër e shkruar në çiriliken serbe mezi arrihej të lexohej nga ndonjë qytetar që duhej të kërkohej në dhjetë fshatra. Gjendja e tanishëme në Kosovë është se në secilin fshat edhe te më i largëti ka një qytetar me fakultet të kryer e shumë prej fshatrave kanë magjistra e doktor shkence që nuk do ta lejojnë të shkatërrohet e degradohet më tutje shkolla, arsimi e edukimi në Kosovë. Vetëm këto ditët e fundit të muajit gusht tek ne erdhën të na ndihmojnë: prof.dr.Hazir Qadraku, është oferta e ekspertizës, profesionalizmit dhe dijës që ofrohet për mua si kandidat për kryetar të komunës së Lipjanit. Më duhet të theksoj se kuadrot dhe profesionistët ma të mirë që ka Lipjani po punojnë në programin e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 22 tetorit si: prof.dr.Shaip Bytyqi, prof.dr.Vehbi Imeri, prof.dr.Hazir Qadraku, mr.sce.Donat Rexha, kandidat për doktor shkence, mr.sc.Ramiz Hoxha, kandidat për doktor shkence, mr.sce.Berat Reçica, mr.sc.Xhelal Haliti, mr.sc.Islam Haliti, arqitekturë, mr.sc.Albert Mustafa arqitekturë, Florim Zejnullahu, kandidat për master agroekonomi, Mentor Marevci, kandidat për master arqitekturë, mr.sc.Murat Retkoceri, elektroteknik, mr.sc. Milaim Retkoceri, elektroinxhinjer, mr.sc.Jakup Retkoceri, kandidat për doktor shkence telekomunikacion dhe shumë kuadro të tjera që janë gati të punojnë për programin lokal por edhe për ate të nivelit kombëtar nëse e kërkon Lëvizja VETËVENDOSJE.


