Reshjet e dendura të borës, Policia ka një apel për ngasësit

PUBLIKUAR

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës në vendin tonë, shkruan Gazeta Express.

Përmes një apeli, nga PK-ja kanë thënë se gjatë natëns për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull.

“Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së  mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

Policia qysh para dy jave ka kërkuar  që drejtuesit e  automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.

Tani, duke qenë se bora e parë ka filluar të bije,  në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve”, thuhet në apelin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...