Rennes do ta kthejë prapa Realin për Camavingan

PUBLIKUAR

Shanset e Real Madridit për ta transferuar Eduardo Camavingan janë minimizuar, me Rennesin që ka prioritet ruajtjen e skuadrës për sezonin 2020/21.

Me konfirmimin e Ligue 1 për përfundimin para kohe të sezonit, Rennes zyrtarisht ka përfunduar në vendin e tretë, çka do thotë se do të kërkojë një vend në fazën e grupeve të Champions League përmes kualifikimeve.

Do të jetë debutim për ta pjesëmarrja në garat evropiane andaj nga Franca vijnë lajmet se objektivi është mbajtja e të njëjtës skuadër.

Zinedine Zidane e pëlqen shumë mesfushorin që luan në rolin e Casemiros, por duket se duhet të presë të paktën edhe një sezon për ta rrëmbyer atë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...