Rëndohet gjendja nga vërshimet në Malishevë: Vërshime pothuajse në çdo fshat (Foto)

PUBLIKUAR

Nga vërshimet në territorin e Komunës së Malishevës, sa vjen e po rëndohet gjendja. Të reshurat po shkaktojnë dëme të mëdha, e pothuajse të gjitha hyrjet daljet e qytetit janë bllokuar pas daljes nga shtrati të lumit Mirusha.

Përveç qytetit, në çdo fshat ka vërshime, por më problematike janë vendbanimet që shtrihen përreth lumit Mirusha.

Temeqina, Banja, Bellanica, Malisheva, Mirusha, janë vendbanimet më të rrezikuara, ku edhe ka shtëpi të bllokuara nga uji, si në Banjë, Mirushë, Temeqinë, Kërvasari.

Të gjitha ekipet emergjente dhe strukturat komunale janë terren duke u përkujdesur për të gjithë që kanë nevojë, transmeton Telegrafi.

Nga qyteti, ekipet e shpëtimit po i bartin qytetarët dhe nxënësit, pasi është e pamundur kalimi me këmbë apo automjete të vogla.

Po ashtu, shumica e bizneseve, që dyqanet e tyre i kanë në katet e para, janë dëmtuar nga vërshimi i ujit.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme në njerëz, edhe pse ka raste të bllokimit nëpër shtëpi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...