Renditja ekipore dhe e futbollistëve sipas vlerës së tyre në treg

PUBLIKUAR

Futbollistët e kombëtares shqiptare vlejnë 40.88 milionë euro në tregun e transferimeve.

Portali “Transfermarkt” ka përpiluar një listë për vlerën e 552 futbollistëve të skuadrave pjesëmarrëse të Evropianit të Francës, ku Shqipëria ndodhet në vendin e 22-të në këtë klasifikim, duke lënë pas Irlandën e Veriut dhe Hungarinë, respektivisht me një vlerë 35.7 dhe 27 milionë euro.

Gjermania është skuadra që ka në përbërje futbollistët me vlerën më të madhe në merkato, plot 562 milionë euro, ndërkohë që në total, vlera e të gjithë lojtarëve arrin në 4.9 miliardë euro, duke bërë që ky Europian të jetë kompeticioni i tretë më i shtrenjtë pas Champions League dhe Europa League, por në këto dy të fundit marrin pjesë edhe futbollistë të tjerë që nuk janë pjesë e këtij aktiviteti.

Pas Gjermanisë, në vendin e dytë si përfaqësuesja më e shtrenjtë është Spanja, me 557.5 milionë euro, më pas klasifikohen Belgjika, Franca, Anglia dhe Portugalia, raporton tch.

Përsa i përket futbollistëve, te kombëtarja shqiptare futbollisti më i shtrenjtë është Elseid Hysaj. Sipas “Transfermarkt”, mbrojtësi 22-vjeçar që aktivizohet me Napolin në Serie A ka një vlerë prej 9 milionë eurosh.

Ndërsa futbollisti më i shtrenjtë është padyshim Cristiano Ronaldo, me një vlerë prej 110 milionë eurosh, i ndjekur nga uellsiani Gareth Bale me 80 milionë, ndërsa në vendin e tretë është sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller me 75 milionë euro. Më pas vijnë Robert Lewandowski dhe Eden Hazard, të dy me një vlerë prej 70 milionë eurosh secili.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...