“Renato më i mirë se unë?” Kjo është përgjigja e Ronaldos

PUBLIKUAR

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i është përgjigjur trajnerit të Gremios, Renato Gauchos, i cili ka pohuar se ai ishte lojtar më i mirë se pesë herë fituesi i Topit të Artë.

I pyetur se çfarë mendon për komentet e Renatos, sulmuesi portugez ka thënë se përgjigja më e mirë do të ishte thjesht qeshja, transmeton Express.

“Çështja Renato Gaucho? Përgjigja më e mirë është të qeshi. Çfarë doni që unë të them? Ka gjëra ndaj të cilave nuk ia vlen të përgjigjes. Jam i lumtur sepse shënova gol dhe në jemi kampion të botës”, ka thënë Ronaldo në konferencë për media, pasi fitores së Kupës së Botës për Klube ndaj skuadrës së Renatos, Remios të shtunën mbrëma.

Drejt ky debat nisi kur Cristiano Ronaldo pohoi në fillim të dhjetorit, pasi e fitoi Topin e Artë për herë të pestë, se ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe se nuk ekziston ndonjë futbollist më i kompletuar se ai.

Kjo nxiti reagime të mëdha, e Renato ishte ai që iu përgjigj direkt portugezit, duke insistuar se në kohën e tij, ai ka qenë futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...