Remiz Kelmendi viziton në Hagë ish-krerët e UÇK-së: Dola nga takimi i frymëzuar

PUBLIKUAR

Biznesmeni që ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi i ka vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj”, ka shkruar në Facebook.

Ai ka shprehur keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arriti ta takojë edhe Jakup Krasniqin.

“Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre”, ka thënë ai.

“Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së”, vazhdon tutje Kelmendi, duke thënë se ka dalë nga takimi i frymëzuar. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...