Remi me keqardhje po përcjell debatet për luftën

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, që gjatë periudhës së luftës njihej si Komandant Remi, po i përcjell me keqardhje debatet e fundit për luftën të cilat kanë rrëshqitur edhe në akuza personale ndaj personave të përfshirë në të.

Ai thotë për Politiko.net se misioni i shenjtë i luftës çlirimtare të UÇK-së, që e kishte bazën në popull dhe jo tek individët, s’mund të përfshihet në debatet ditore për qëllime politike të askujt.

“Në vend të debateve të kota për të kaluarën (filluar nga mediet dhe ‘analistët’ e kohëve të liga), ku përfshihet misioni i lirisë me devijime personale dhe shoqërore gjatë luftës”.

“UÇK- ka hapur rrugë për liri e zhvillim. Kombi ynë do të bashkohet me kombet e qytetëruara europiane.!”.

“Vendi, që del nga një krizë e tmerrshme ( 10 vjet pushtimi klasik, periudha te gjata trazirash, 1 vit kryengritje çlirimtare), sundimi për katër shekuj nga brutaliteti dhe keq qeverisja e regjimit turk, një shekull nga regjimi serb , 17 vjet protektorat ndërkombëtar i keq, pas luftës, jemi sikur i plagosuri rënd që nuk është lehtë të ngritët në këmbë, punë që do të marrë kohë. Por, jam krejt i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e hapësirave tona”, thotë ai.

SHIKO MË SHUMË

OVL e UÇK kërkon amendament që ia ndalon Speciales rihapjen e rasteve që janë gjykuar nga ICTY, UNMIK, EULEX apo gjykata tjera

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që...

Haziri për ditën e 18-të të protestës: Nuk lodhemi, nuk ndalemi dhe nuk largohemi pa u dëgjuar

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen...

Gashi thotë se LDK i ndërroi tre palë qëndrime për 18 muaj në raport me Kurtin: Koha të kthehemi te vetja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar qasjen e partisë së...