“Rekordi i transferimit të Pogbas do të thyhet shumë shpejt”

PUBLIKUAR

Ish-portier i Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich, Oliver Khan, beson se rekordi i shitjes së Paul Pogbas nga Juventus te Manchester United, do të thyhet shumë shpejt.

Khan beson se është çështje kohe para se rekordi prej 105 milionë euro i transferimit të Pogbas të thyhet.

“Shuma të mëdha parash do të shpenzohen në luftë për të blerë lojtarët më të mirë,” ka thënë Khan për revistën gjermane “Socrates”.

“Mendoj se caku prej 150 milionë euro do të thyhet shumë shpejt,” ka shtuar ai.

Po ashtu, Khan mendon se Bayern Munich do ta ketë të vështirë që të mbajë hapin me rivalët e La Ligës dhe Premier Ligës nëse shumat e transferimeve të lojtarëve vazhdojnë të rriten./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...