Rekordi i Ronaldos në Champions League përfundon në “Allianz Arena”

PUBLIKUAR

Rekordi për gola të shënuar 11 ndeshje me radhë në Champions League është ndërprerë në “Allianz Arena”.

Real Madridi e ka ftuar 2-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bayern Munich në “Allianz Arena”, ku Cristiano Ronaldo “agjëroi” për herë të parë pas 11 sfidave.

Portugezi theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënon në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në Champions League – 10 këtë edicion si dhe në finalen e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Në këto 11 ndeshje, Ronaldo ka realizuar në total 17 gola – 15 këtë edicion, dhe është golashënuesi më i mirë.

Ky rekord u ndërpre në Gjermani nga Bayern Munich, por Ronaldo është i lumtur me faktin se skuadra e tij mori një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...