Rekordi i Messit me Argjentinën që e lë pas Ronaldon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Lionel Messi ka rekord më të mirë sesa Cristiano Ronaldo për gola të shënuar kundër top 50 kombëtareve më të mira në botë, sipas ranglistës së FIFA-s.

Debati se a është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo lojtari më i mirë në botë ka qenë i pranishëm gjatë dekadës së fundit, pasi që asnjë futbollist tjetër nuk i ka arritur sukseset e këtyre të dyve gjatë kësaj periudhe, transmeton Gazeta Express.

Messi i ka dominuar garat vendore me Barcelonën, duke i fituar dhjetë tituj të La Ligës që kur e bëri debutimin e tij për katalonasit, si dhe gjashtë tituj të Kupës së Mbretit.

Ronaldo e ka fituar statusin e tij prej më të mirit në botë te disa tifozë për shkak të dominimit të tij në Ligën e Kampionëve. Ai e ka fituar trofeun e kësaj gare pesë herë, por i ka vetëm dy La Liga, të cilave u bashkohen edhe tre titujt e Premierligës dhe, së fundi, titulli i Serisë A.

Që të dy i kanë fituar nga pesë Topa të Artë, mirëpo dallimi më i madh i tyre është në skenën ndërkombëtare.

Ronaldo ka pasur mjaft shumë suksese me Portugalinë, duke i fituar titujt e EURO 2016 dhe Ligës së Kombeve, ndërsa Messi nuk e ka fituar asnjë turne të madh me Kombëtaren e Argjentinës.

Kapiteni i Portugalisë gjithashtu ka shënuar më shumë gola në nivelin e kombëtareve (88) sesa rivali i tij me Argjentinën (67).

Tifozët e Ronaldos sugjerojnë se ai është lojtari më i mirë në botë për shkak të superioritetit të tij në skenën ndërkombëtare. Por, një krahasim i tillë nuk duket se është i drejtë pasi që sipas ranglistës së FIFA-s, Messi është përballur me skuadra më të forta.

56 nga 67 golat e shënuara të Messit me Argjentinën (84 për qind) kanë qenë kundër skuadrave të ranguara në top 50 të FIFA-s, ndërsa vetëm 35 nga 88 golat e Ronaldos (35 për qind) janë shënuar kundër skuadrave të top 50-shes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...