Reja: Më pëlqeu paraqitja e skuadrës, meritonim më shumë

PUBLIKUAR

Shqipëria pësoi humbje në miqësoren e parë të nëntorit.

Kombëtarja shqiptare pësoi humbje nga kampionia në fuqi e Evropës, Italia, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3.

Edoardo Reja pas ndeshjes tha se i pëlqeu paraqitja e futbollistëve të tij, pavarësisht rezultatit.

“Kemi bërë mirë në fillim, por pas golit, kemi pasur dy rivënie anësore, ku u kemi dhuruar topin. Unë doja që të bënim por nuk bëmë mirë. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, u ngritëm më lart dhe krijuam 4 apo 5 raste. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, me disa raste dhe dy traversa, ndaj më pëlqeu paraqitja e skuadrës. Meritonim diçka më shumë sa i përket rezultatit”, tha ai.

Trajneri italian tutje tha se do të ketë disa ndryshime për ndeshjen e radhës miqësore, kundër Armenisë.

“Do të ketë disa ndryshime, pasi duhet të bëjmë vlerësimet tona. Broja është dëmtuar, por Skuka erdhi nga stoli dhe bëri shumë mirë. E komplimentoj”, tha Reja.

Shqipëria pas tri ditësh, më 19 nëntor, do të luajë ndaj Armenisë.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë për këtë vit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...