Regjistrimi i veturave, kushtëzohet me pagesën e bërllokut

PUBLIKUAR

Derisa qytetarët e komunës së Prishtinës janë të detyruar që t’i paguajnë tatimet në pronë për ta regjistruar veturën, dy komuna të tjera të Kosovës po i kushtëzojnë qytetarët me pagesën e bërllokut.

Ky kushtëzim i ka vënë në siklet banorët e komunës së Klinës dhe të Istogut, të cilët po detyrohen të paguajnë borxhin ndaj shërbimeve komunale, ose në të kundërtën t’i ngasin veturat pa regjistrim, shkruan Zëri.
“Ka shumë persona juridik dhe fizik që kanë obligime ndaj kompanisë ‘Ambienti’ dhe me këto kushtëzime që mendojmë se nuk cenojnë të drejtat e qytetarëve, konsiderojmë se do t’i mbledhim këto obligime”, ka thënë zyrtarja e komunës së Istogut, Jeta Balaj.
Në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, thonë se ua kanë dërguar një letër zyrtare kryetarëve të komunave se këto kushtëzime janë në kundërshtim me ligjin.
Një gjë të tillë e ka kundërshtuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke e vlerësuar si shkelje të të drejtave të qytetarëve. /lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...