Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se ka mbetur pak kohë deri në përfundimin e afatit për aplikim për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile, sipas Vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme me Nr. 0616/2024 të datës 21 nëntor 2024.

Në një komunikatë për media, Ministria u bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të fakteve deri më 30 prill 2025.

Pas këtij afati, faktet e gjendjes civile, përkatësisht lindjet, martesat dhe vdekjet, të cilat janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nga data 10 qershor 1999 deri më 1 shkurt 2025, nuk do të mund të regjistrohen më në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.

“Ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për regjistrim të fakteve sipas vendimit Nr. 0616/2024 të datës 21.11.2024 deri me datë 30 prill 2025. Pas kësaj date, faktet që janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nuk do të mund të regjistrohen në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Përveç kësaj, MPB informon qytetarët se për rastet e lindjeve dhe vdekjeve që kanë ndodhur pas 1 shkurt 2025 në territorin e Republikës së Kosovës, ata që nuk mund të ofrojnë një certifikatë ose dokument si dëshmi mund të parashtrojnë kërkesën për regjistrim të mëvonshëm përmes deklarimit, pranë Zyrave të Gjendjes Civile në komunat përkatëse.

“Trajtimi i kërkesave, kriteret dhe procedura do të zhvillohet në pajtim me legjislacionin e gjendjes civile. Qytetarët mund të marrin informatat në Zyrën e Gjendjes Civile ku do të parashtrojnë kërkesën, lidhur me dokumentet që duhet të dorëzojnë dhe kriteret që duhet ti plotësojnë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Deri tani, vendimi është zbatuar me sukses dhe gjatë periudhës 01.02.2025 deri më 25.04.2025, ku janë realizuar gjithsej 4,330 regjistrime, përfshirë 2,159 lindje, 1,108 martesa dhe 1,063 vdekje.

Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e plotë të Vendimit, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën...