Regjistrimi i diasporës në “rrezik”, “avullohen” dy milionë euro!?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

regjistrimi-i-diaspor-euml-s-n-euml-ldquo-rrezik-rdquo-ldquo-avullohen-rdquo-dy-milion-euml-euro_hdProjekti milionësh për regjistrimin e diasporës i cili ka filluar në fillim të këtij viti tashmë po tregohet të jetë i pa suksesshëm. Krejt kjo si shkak i ndërrimit të drejtuesve të Divizionit për Regjistrimin e Diasporës në kuadër të Ministrisë së Diasporës, që mësohet të jetë jo profesional.

Ky projekt mbi dy milionë euro, është i financuar nga Qeveria dhe një pjesë nga donacionet, për të cilat mjete dyshohet se po keqpërdoren.

Xhevat Hulaj, i cili e ka drejtuar procesin e regjistrimit të diasporës në MD deri para pak kohësh, konsideron se procesi pati filluar mirë e mbarë për regjistrimin e mërgatës, por së fundmi, pa dëshirën e tij mund të jetë i pa suksesshëm, krejt kjo për faktin se ka ndryshuar komplet ekipi profesional.

Hulaj thotë se në kohën sa ka qenë ai drejtues nuk ka pasur ndonjë parregullsi në çfarëdo natyre tjetër.

Por, sipas tij, tash e mas dyshohet se ka parregullsi pasi që janë emëruar njerëz në këtë Divizion pa as një kriter.

Ndonëse ai nuk ka dashur të flas edhe për procesin sa ka qenë udhëheqës i divizionit.

“Të gjitha përgjegjësitë sa i për ketë regjistrimit të diasporës janë tek udhëheqësi i ri i divizionit, Ramadan Mramori. Dhe, unë nuk dua të flas se si është duke shkuar ky proces dhe sa mjete janë shpenzuar për regjistrim”, thotë Hulaj.

Sipas tij, ky projekt mbi dy milionë euro, është i financuar nga Qeveria dhe një pjesë nga donacionet.

Hulaj thotë se ka pasur parregullsi në punësimin e stafit në këtë ministri, duke mënjanuar njerëzit profesionist.

Se Ramadan Mramori është i emëruar udhëheqës i Divizionit për Regjistrimin e Diasporës, këtë e ka konfirmuar për “Bota press” edhe ministri në detyrë i Diasporës, Ibrahim Makolli.

Por, ministri i ka mohuar parregullsitë sa i për ketë regjistrimit të mërgatës, shkarkimit dhe punësimit të zyrtarëve në këtë Ministri.

Sipas tij, regjistrimi i mërgatës ka shkuar mirë deri më tash dhe ky proces vazhdon edhe më tej, pasi nuk ka afat të caktuar për përfundim.

Ai nuk ka informacione për atë se si është duke shkuar procesi në përgjithësi.

Për sa i përket shumës së mjeteve për këtë projekt, ministri Makolli ka thënë se nuk janë mbi dy milionë euro të ndara, pasi sipas tij, deri tani janë ndarë diku 30 për qind e kësaj shume, që i bie diku më pak se një milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...